QKUK-ja: Mbi 46 mijë qytetarë morën ndihmë mjekësore emergjente në gjashtë muajt e fundit
14 gusht 2024
| 18:48
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se plotë 46 mijë e 769 pacientë kanë pranuar tretman mjekësor në Klinikën Emergjente për gjashtë muajt e fundit.
QKUK-ja ka bërë të ditur më tej se prej këtyre 4 mijë e 770 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike. “Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, mbi 10 mijë pacientë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505 raste kirurgjike, mbi 10 mijë pacientë në shërbimin ortopedik. Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe mbi 3 mijë raste në sallën e vogël të intervenimeve”, ka njoftuar QKUK-ja.