QKUK-ja me njoftim për IVF-në: U konsultuan 300 çifte, me rastet e para pritet të fillohet gjatë shkurtit

24 janar 2025 | 15:43

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka njoftuar të gjithë qytetarët se projekti e Frytnimit te Asistuar Mjekësor (IVF) është duke u realizuar sipas Planit të Veprimit, e që është i ndarë në disa faza.

Për shkak të interesimit të madh, QKUK-ja ka njoftuar se fillimisht  bëhet  përzgjedhja dhe klasifikimeve i rasteve, ku deri më tani konsultimet i kanë kryer rreth 300 qifte.

Gjatë muajit shkurt, sipas planit të veprimit, pritet të fillohet me  stimulim të vezoreve tek rastet para, dhe në fazën tjetër fillojnë aplikimet e para të IVF.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin…