QKUK-ja merr donacion edhe 238 oksigjeno-koncentratorë
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka pranuar edhe 238 oksigjeno-koncentratorë, donacion i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kjo është një ndihmë shumë e çmuar në këtë kohë të pandemisë.
“OBSH-ja gjithnjë na ka ndihmuar dhe është një krah mbështetës, pa të cilin do ta kishim shumë të vështirë. Aktualisht, përmes OBSH-së dhe partnerëve të tjerë po përpiqemi të futemi në radhë që të sigurojmë vaksinës kundër Covid-19 (në rast se aprovohet për përdorim). Po ashtu OBSH-ja do të sjell në Kosovë edhe aparate për teste RT-PCR, me të cilat Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës/IKSHPK do të shtojë edhe ndërrimin e tretë të testimeve”, ka thënë Zemaj.
(F.D / Epoka e re)