QKUK-ja: Mjekët i riaftësojnë dorën pacientit pas aksidentit që pësoi

26 prill 2022 | 10:16

Mjekët dhe infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë shpëtuar dorën e një pacienti nga Suhareka, i cili kishte pësuar lëndim të rëndë të krahut (gjymtyrës) së sipërme të majtë.

Pacienti fillimisht ishte sjell nga Suhareka në Klinikën Emergjente ku kishte marrë ndihmën emergjente mjekësore nga mjekët dhe stafi infermieror i Klinikës Emergjente.

Më pastaj, ekipi kujdestar i mjekëve në përbërje të kirurgut vaskular, anesteziologut, kirurgëve plastik dhe stafit infermieror hynë në operacion delikat që kishte zgjatur me orë të tëra.

Ekipi mjekësor arrit ta riaftësoi gjymtyrën – krahun e pacientit, i cili tani ka dorën e gjallë, me vaskularizim, të inervuar dhe të lëvizshme.

Pacienti kishte ardhur me të gjitha sistemet (sistemi neurovaskular, i muskulor dhe ai i tetivave) të shkëputura nga vazhdimësia, me një defekt të madh të lëkurës.

Ndërsa, lëndimi i strukturave ishte në nyjen radiokarpale (kyçi i dorës) aty ku edhe kalibri i enëve të gjakut është milimetrik, e të cilat fillojnë të futen në shuplakë dhe kjo e vështirësoi në masë të madhe shpëtimin e ekstremitetit tek pacienti, por rrezikoi dhe jetën e tij.

Lëndimet e tilla – amputimet traumatike, në literaturë janë​ të shoqëruara me shkallë të vdekshmërisë prej 72%, ndërsa humbjet e ekstremiteteve janë me përqindje të lartë, mbi 90%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot në…