QKUK-ja nis hetimet për vdekjen e 16 vjeçes nga Drenasi

16 maj 2020 | 11:57

Një 16-vjeçare nga Komuna e Drenasit ka ndërruar jetë të premten në QKUK. Ajo ishte shtrirë para tri ditësh e që, sipas familjarëve, kishte pasur dhimbje të forta barku dhe temperaturë të lartë si pasojë e problemeve në Apandes, apo siç njihet ndryshe “zorra qorre”.

Babai i të ndjerës Anita Ahmeti i ka akuzuar mjekët në Klinikën e Pediatrisë dhe ata të Klinikës së Kirurgjisë për neglizhencë.

Rrahim Mehmeti ka thënë se vajzën e ka dërguar në QKUK tri ditë me radhë dhe për tri ajo është “shëtitur” nga Kirurgjia e Fëmijëve në Pediatri, pa e ndihmuar askush.

Pas akuzave, në një përgjigje për Zëri.info, QKUK ka bërë njoftuar se kanë nisur hetimet për rastin e 16-vjeçares nga Fushtica e Drenasit.

“Rasti do të hulumtohet. ShSKUK ka formuar një komision në përbërje të tri klinikave”, thuhet në përgjigjen zyrtare të QKUK-së.

“Ekipet reanimatore të emergjencës kanë bërë maksimumin. Po ashtu, rasti në fjalë ishte konsultuar dhe kontrolluar edhe nga pediatrit dhe kirurgët e fëmijëve, por duke qenë se gjendja ishte e rënduar, më pas ishte transferuar në emergjencë për masa reanimatore” kanë thënë nga QKUK-ja. Sipas QKUK-së, mjekët kanë kërkuar të bëhet obduksioni, siç edhe kërkohet në raste të tilla, por familjarët nuk kanë pranuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 16 maj 1999 ranë, në betejën e Koshares, heronjtë…