QKUK-ja pajiset me 239 shtretër të rinj (FOTO)
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se Qendra Klinike Universitare (QKUK) përkatësisht pesë klinika të saj janë pajisur edhe me 239 shtretër të rinj.
Ai ka treguar se në Klinikën e Gjinekologji janë dërguar 117 shtretër, në Klinikën e Ortopedisë 60, në Endokrinë 26, në Neonatologji 22 si dhe 14 në Fiziatri.
“Dy pacientë janë rrëzuar dje në Klinikën e Ortopedisë derisa kanë qenë duke qëndruar në këta shtretër. Fatmirësisht pa pasoja, por nuk mund të pritet diçka më e mirë në shtretër të vitit 1981. Sidoqoftë, kjo ka qenë dje, ndërkaq sot, në Klinikën e Ortopedisë, janë ndërruar 60 shtretër dhe 14 të tjerë në atë të Fiziatrisë. Shtretër të rinj sot janë dërguar edhe në Gjinekologji (117), Neonatologji (22) dhe Endokrinë (26)”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/