QKUK-ja për vdekjen e Sami Gjokës: Kemi humbur një mjek dhe humanist të shquar

31 mars 2020 | 13:41

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), i ka shprehur ngushëllime familjes Gjoka me rastin e ndarjes nga jeta të kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka.

Ky shërbim theksuar se ka humbur një mjek dhe humanist të shquar.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e kardiologut invaziv, dr. Sami Gjoka. Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka humbur një mjek dhe humanist të shquar që deri në momentet e fundit dha kontributin e tij profesional për të ndihmuar pacientët që kishin nevojë për shërbime shëndetësore. ShSKSUK, i’u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së dr. Sami Gjoka”, është thënë në njoftimin e QKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në Lipjan ka shoqëruar dje në stacionin…