QKUK-ja pranon donacionin me pajisje dhe materiale nga Holanda

24 mars 2020 | 14:03

Me angazhim dhe përkrahjen e ambasadorit të Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci, këshilltarit të ambasadës, Besnik Ramadanaj dhe Yllka Geci, zyrtare konsullore, sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka arritur një donacion, në përbërje të së cilit ka aparate dhe maska të oksigjenit, maska mbrojtëse kirurgjikale, shtretër për bartje të pacientëve, rroba mbrojtëse për infermierë, tubacione oksigjeni, dorëza mbrojtëse, kateterë dhe materiale të tjera.

Ky donacion është paraparë për Klinikën Emergjente dhe atë Infektive të QKUK-së, dhuruar nga Ambulance voor Kosovo.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës,  Basri Sejdiu, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Hagë dhe donatorët nga Holanda, që në momentet kur më së shumti kemi nevojë për përkrahje, dhuruan këtë donacion për QKUK.

​Ai ka siguruar  donatorët që përmes komisioneve profesionale që ka formuar, materialet e pranuara do të dërgohen tek klinikat përkatëse për shfrytëzim për pacientët dhe stafin shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmive që Coronavirus prek edhe njerëzit e shëndetshëm, të kontrolluar…