QKUK-ja tregon për gjendjen e policit që u plagos mbrëmë në veri

09 dhjetor 2022 | 11:46

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marrë trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

“Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, ka njoftuar QKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në Kuvendin e…