QKUK-ja zgjeron hapësirën për pacientët me Covid, i shtrinë edhe në Neurologji
Klinika e Neurologjisë në QKUK ka liruar 30 % të kapaciteteve për të trajtuar pacientë me koronavirus.
Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Nexhmedin Shala.
Ai ka treguar se në Klinikën e Neurologjisë janë pesë pjesëtarë të personelit shëndetësor të infektuar me Covid-19, 2 mjekë dhe 3 infermierë.
“Klinika e Neurologjisë është duke punuar në kushte të mbrojtjes ndaj Covid -19, ku duhet të respektohen të gjitha kriteret e parapara nga IKShPK-ja për mbrojtje ndaj Covid-19. Në këtë aspekt ne punojmë me shtretër pak shtretër dhe distancë sociale të konsiderueshme ndërmjet pacientëve.
Me rekomandim të komitetit të shërbimit spitalor klinik universitar, kemi liruar 30 % të kapaciteteve që klinika të jetë e gatshme në rast të një vërshimi pacientësh me Covid-19 të përgatitet për pranimin e pacientëve potencialisht të infektuar nga virusin Covid-19.
Në klinikë nuk ka asnjë të infektuar, ndonëse ne i testojmë të gjithë pacientët që vendosen në repartin e Klinikës së Neurologjisë për çështje hulumtimi dhe sigurie për ta dhe për stafin.
I kemi 5 pjesëtarë të personelit, 2 mjekë dhe tre infermierë tashmë të konfirmuar me Covid-19. Është mirë që s’ka pacient të infektuar, po ashtu është mirë të shtohet edhe kujdesi ndaj infeksionit”, ka thënë Shala.