QKUK konfirmon: Vdes grabitësi që u plagos në Veternik

26 mars 2025 | 21:20

Një tentim grabitje që pati ndodhur paraditen e 17 marsit, në një qendër tregtare në Veterrnik la të plagosur dy persona. Një pjesëtarë të sigurimit i cili ishte në mbrojtje dhe personi tjetër i cili ishte njëri nga grabitësit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar shefi i Mjekësisë Intenzive në QKUK, Shaqir Uka.

“Po, pacienti nuk ka arritë që t;i përballoj plagëve që ka marrë me armë zjarri, pavarësisht tretmanit intensiv kirurgjikal dhe medikamentoz. Ai ka ndërruar jetë pak para orës 21:00”, tha Uka.

25 vjeçari serb pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat me armë zjarri, ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ishte sjell në QKUK për trajtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kenia e ka njohur Kosovën si shtet, lobim direkt i…