QKUK kryen një operacion të rrallë për 13 orë
Mbi trembëdhjetë orë ka zgjatur një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në QKUK.
Lajmin e ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Operacioni është kryer tek një 28 vjeçar nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë.
“Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar”, thotë njoftimi.
“Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis (ngjitje) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë”.
Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK.