QKUK: Operacionet po vazhdojnë sipas planit

02 nëntor 2020 | 16:26

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kardiokirurgjisë nuk ka pasur sabotim të punës.

Sipas njoftimit për medie, operacionet janë kryer sipas programit operativ të planifikuar.

Njoftimi i plotë i QKUK-së:

Kardiokirurgjia demanton Tefik  Bekteshin, operacionet po vazhdojnë sipas planit

Në lidhje me shkrimin e botuar në medie, “pezullimi i drejtorit, kardiokirurgjia saboton punën”, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në Klinikën e Kardiokirurgjisë nuk ka pasur sabotim të punës, por operacionet janë kryer sipas programit operativ të planifikuar.

Mjekët e Klinikës së Kardiokirurgjisë kanë njoftuar drejtorinë e përgjithshme të ShSKUK-së, se nuk ka pasur dhe nuk ka bojkotim të punës dhe se operacionet po realizohen sipas plan-programit.

Sipas të njëjtit njoftim, ata fare nuk janë konsultuar lidhur me këtë shkresë dhe e njëjta është bërë nga Tefik Bekteshi, i sapo pezulluar  nga komisioni disiplinor.

QKUK, kërkon nga mediet që para publikimit të shkrimeve të tilla, paraprakisht të verifikojnë lajmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vetëm edhe një ditë deri në zgjedhje, dy kandidatët…