QKUK-së i shtohen 35 infermierë

03 dhjetor 2021 | 11:24

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar se  sot i janë shtuar edhe 35 infermierë.

Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniq, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uruan punë të mbarë dhe suksese.

Ata i kanë i kanë inkurajua që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës dhe do të fillojnë punën nga dita e hënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës ka krahasuar dy futbollistët francez. Ousmane Dembele…