QKUK-ja së shpejti me Rezonancë të dytë dhe CT të re
25 korrik 2019
| 09:59
Pacientët që kanë nevojë për shërbime të Rezonancës Magnetike dhe CT-së, këto shërbime do t’i marrin më lehtë në QKUK.
“Ata më nuk do të kenë nevojë për prijtje, përderisa imazhet e ofruara do të jenë të kualitetit të lartë”, ka njoftuar QKUK-së.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pritet që së shpejti të pajiset me Rezonancën e dytë Magnetike dhe me një Tomografi të Kopjuterizuar(CT).
“Furnizimi me këto aparatura do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe do të ulë listën e pritjes për këto shërbime duke krijuar qasje shumë më të lehtë për pacientët”, është theksuar në këtë njoftim.