QMF në Komoran bëhet me shërbim të rentgenit
Komuna e Drenasit ka njoftuar se nga mesi i gushtit QMF në Komoran do të ofrojë shërbimin e rëntgenit për të gjithë pacientët.
Komuna e Drenasit, ka bërë investime të konsiderueshme në shëndetësi dhe ofron përkujdesje parësore 24 orësh në QKMF në Drenas dhe QMF në Komoran.
“Përkujdesja parësore në komunën e Drenasit, po merr cilësi të reja, pas blerjes së aparatit të ri të rëntgenit të vendosur në QKMF. Pajisja e mëhershme e rëntgenit, do të funksionalizohet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku qytetarëve do t’u ofrohet ky shërbim. Kështu, Përkujdesja parësore në Drenasit, do të ofrojë në dy vende shërbime rentgenologjike, në QKMF dhe QMF. Kompania e cila ka marrë përsipër demontimin, transferin, montimin dhe lëshimin në punë të rëntgenit, deri nga mesi i gushtit pritet ta bëj gati në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.