
QNR-ja rekomandon rinumërimin e votave në mbi 300 vendvotimeve
09 tetor 2019
| 16:46
Qendra e Numërimit të Votave (QNR) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të rinumërohen votat në mbi 300 vendvotime.
Koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj në mbledhjen e KQZ-së, ka treguar për disa parregullsi që kanë hasur gjatë procesit të numërimit të votave.
“Në QNR një numër i rezultateve nuk ka mundur të procedohet siç ishte ndërrimi i shiritave apo edhe mospërputhjet me faqe. Ne i kemi dërguar në karantinë dhe i kemi bashkangjitur raportet. Ky raport thotë se duhet patjetër te nunërohet. Në disa vendvotime mungon përputhja me fletëvotime”, është shprehur Ahmetaj.