QNR-ja rekomandon rinumërimin edhe të 58 vendvotimeve
25 shkurt 2021
| 12:13
Qendra për Numërim dhe Rezultate (QNR) i ka rekomanduar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin edhe të 58 vendvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar për “Epokën e re” se kjo ka ndodhur sepse në këto vendvotime nuk janë shënuar votat e kandidatëve në formularët e rezultateve.
“Deri te ky rekomandim është ardhur pasi nga verifikimi i bazës së të dhënave dhe krahasimit të votave të subjekteve dhe kandidatëve, rezulton se janë 58 vendvotime tek të cilat nuk janë shënuar votat për kandidatët ndërsa subjektit ka të tilla në formularë të rezultateve”, ka deklaruar Elezi.
KQZ javën e kaluar ka marrë vendim për rinumërimin e 494 vendvotimeve, të cilat aktualisht janë duke u rinumëruar në QNR.