Qofsh i parajsës, miku im!
23 qershor 2022
| 11:10
Fadil Hysaj
U shokova, s’mujta me besu se është e vërtetë. Xhevdet Bajraj, mendja më kreative e poezisë shqiptare, paska kalu në amshim!
Një poet maestral që krijoi vargje marramendëse të cilat të përmbushin me ndjesi sublime në çastin kur i lexon duhej të kishte jetue me gjatë! Ai kishte edhe shumë të pathëna tjera për nanën, për plagët e Kosovës për Rahovecin, që prisnin radhë për vargëzim në laboratorin e tij kreativ.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të vargjeve të Xhevdet Bajrës!
Qofsh i parajsës, miku im!