Qollaku, i bashkohet Rahovecit, Bunjaku te Prishtina

04 janar 2018 | 14:22

KB Rahoveci ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin nga Peja, Arian Qollaku.

Basketbollisti në fjalë në edicionin e fundit ka qenë një ndër basketbollistët më të dalluar në skuadrën pejane. Ariani do të jetë në dispozicion të trajnerit Bujar Loci qysh stërvitjen e parë. Përveç Qollakut, skuadra e Rahovecit do të sjell edhe përforcime të tjera.

Fotografia e KB Rahoveci

Ndërsa basketbollisti nga Prizreni, Valon Bunjaku, aventurën e tij do ta vazhdoj te Sigal Prishtina. Bordi i KB Rahoveci dëshiron ta falënderoj Valonin për kontributin e tij dhe i dëshiron suksese në të ardhmen.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, i shoqëruar edhe…