Qorrolli: 485 ditë ju deshën Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim të përçudshëm
Rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shpalljen jokushtetuese në tërësinë e tij, të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka reaguar zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli. Qorrolli ka thënë se Gjykatëa Kushtetuese për të marrë një vendim të përçudshëm, që bie ndesh, jo vetëm me interesin publik, por edhe me praktikat e etabluara të Komisionit të Venedikut, iu kanë dashur 485 ditë.
“Rreth 485 ditë ju deshën Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim të përçudshëm, që bie ndesh, jo vetëm me interesin publik, por edhe me praktikat e etabluara të Komisionit të Venedikut. Madje, pesë gjyqtarë të kësaj Gjykate i paskan gjetë “behane” tërë Ligjit, e jo vetëm ndonjë dispozite të tij, siç ndodh zakonisht! Paçka se ky ligj është draftuar me kujdes nga grupe punuese profesioniste – në procedurë standarde që ndiqet me vite të tëra dhe duke pasur parasysh praktikat dhe udhëzuesit e Komisionit të Venedikut”, ka shkruar Qorrolli në reagimin e tij në “Fecebook”.
Reagimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues në tërësinë e tij, Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Rreth 485 ditë ju deshën Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim të përçudshëm, që bie ndesh, jo vetëm me interesin publik, por edhe me praktikat e etabluara të Komisionit të Venedikut. Madje, pesë gjyqtarë të kësaj Gjykate i paskan gjetë “behane” tërë Ligjit, e jo vetëm ndonjë dispozite të tij, siç ndodh zakonisht! Paçka se ky ligj është draftuar me kujdes nga grupe punuese profesioniste – në procedurë standarde që ndiqet me vite të tëra dhe duke pasur parasysh praktikat dhe udhëzuesit e Komisionit të Venedikut.
Motivi i Qeverisë në përgatitjen e këtij ligji është i qartë si loti: llogaridhënia për të gjithë ata që janë pasuruar – duke keqpërdorur pozitën publike dhe duke gërryer qesen e shtëpisë së përbashkët, që quhet Republika e Kosovës.
Nuk ka forcë apo interes që do na ndalë në realizimin e kontratës tonë me qytetarët e Republikës së Kosovës: për drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie.