Qorrolli: Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe besimin e madh që keni treguar ndaj meje!

22 shkurt 2025 | 12:37

Profesori universitar, e kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka falënderuar mbështetësit e tij për përkrahjen në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Teksa numërimi i votave ende po vazhdon nga KQZ — falë përkrahjes suaj të jashtëzakonshme — aktualisht rangohem në mesin e 50 kandidatëve të parë në listën fituese të Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Qorrolli.

Falënderimi i plotë:

Të dashur miq dhe mbështetës:

Teksa numërimi i votave ende po vazhdon nga KQZ — falë përkrahjes suaj të jashtëzakonshme — aktualisht rangohem në mesin e 50 kandidatëve të parë në listën fituese të Lëvizja VETËVENDOSJE!

Në ditët në vijim, sipas planit, do të numërohen edhe afërsisht 15.000 vota me kusht dhe më pas 80.000 vota nga diaspora, të cilat do të jenë vendimtare për ranglistën finale të deputetëve të zgjedhur të LVV!

Faleminderit për mbështetjen tuaj të palodhur dhe besimin e madh që keni treguar ndaj meje!

Me mirënjohje të thellë! 🫶

I juaji, Vigani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) denoncon skandalin e rëndë që…