Qorrolli në Mal të Zi: Kosova ka bërë përparime të jashtëzakonshme në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore

06 dhjetor 2024 | 15:25

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, me ftesë të ministrit të Drejtësisë dhe Kryeprokurorit të Shtetit të Malit të Zi , ka marrë pjesë në Forumin Regjional për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale me temën: “Interinstitutional and International Response to Migrant Smuggling and Human Trafficking”.

Ai ka thënë se në këtë forum regjional ka deklaruar se Kosova ka bërë përparime të jashtëzakonshme në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të emigranteve, pavarësisht sfidave të mos anëtarësimit në INTERPOL.

“Pjesëmarrja e Kosovës në operacione të përbashkëta dhe shkëmbimi i informacionit janë dëshmi të përkushtimit tonë për të luftuar krimin e organizuar transnacional. Në veçanti, mekanizmat e ndihmës së ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe marrëveshjet si ato për ekstradim dhe transferimin e të dënuarve janë shembuj të qasjes së suksesshme të Kosovës për të forcuar bashkëpunimin në këtë fushë. Kontributi ynë përmes këtyre mekanizmave ndërkufitarë përfaqëson një model që mund të ndihmojë në harmonizimin e qasjeve brenda Ballkanit perëndimor dhe më gjerë”, ka shkruar Qorrolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshje interesante do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën…