Qorrolli paralajmëron padi për shpifje kundër Tahirit: Ke afat një javë që të kërkosh falje publike
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, i ka reaguar shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili enjten ka thënë se Vetëvendosje është koordinuar me Lista Serbe për kandidaturën e Qorrollit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Qorrolli ka thënë se pretendimet e tilla janë të pavërteta. Në këtë kontekst, Qorrolli ka paralajmëruar padi për shpifje kundër Tahirit nëse ky i fundit nuk kërkon falje publike.
“Për shpifjet e tilla të ulëta, ministri më qesharak e më diletant i Drejtësisë në historinë e Kosovës, ka afat 1 (një) javë, që të kërkojë publikisht falje për këtë shpifje me të njëjtin format të konferencës mediale siç ka shpifur sot – përndryshe politikani që do mbahet mend sall për ‘alltiat me shurdhues’ – do të përballet me padi për shpifje në Gjykatën kompetente”, ka shkruar Qorrolli në “Facebook”.
Postimi i plotë i Qorrollit: