Qorrolli takohet me përfaqësuesin e lartë të Bankës Botërore, diskutohet sondazhi për sektorin e drejtësisë
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli së bashku me drejtorin e Departamentit për Integrime Evropiane, Lulzim Beqiri, ka pritur në takim përfaqësuesin e lartë të Bankës Botërore në Uashington DC, Klaus Decker, përfaqësuesin nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nicola Scaramuzzo dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Lundrim Aliu.
Në këtë takim u diskutua për çështjet që ndërlidhën me sondazhin në sektorin e drejtësisë dhe rëndësinë e tyre, sondazh i cili pritet të realizohet këtë vit nga Banka Botërore si projekt rajonal i cili financohet nga Bashkimi Evropian.
Qorrolli tha se, ministria e Drejtësisë do të jetë e hapur dhe do të ofroj mbështetje për realizimin e sondazhit nga Banka Botërore për të ofruar një analizë sa më të hollësishëm përmes së cilit do të identifikohen problemet kryesore dhe fushat që kërkojnë përmirësim në sistemin e drejtësisë.
Tutje Qorrolli tha se duke pasur informacione mbi ndikimin e reformave të mëparshme të sektorit të drejtësisë, ministria e Drejtësisë mund të vlerësojë efektivitetin e masave të ndërmarra dhe të kuptojë cilat reforma kanë qenë më të suksesshme si dhe ti përdor këto informacione për të hartuar reforma më të synuara dhe të bazuara në evidencë.
Sondazhi do të ofroj informacione specifike mbi efikasitetin, cilësinë, qasjen dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Publikimi i rezultateve të sondazhit dhe analizave të tilla, rrit transparencën dhe llogaridhënien e sistemit të drejtësisë, besimin e publikut në institucionet dhe perceptimet publike për drejtësinë.