Qorrolli: Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, pamaturi e institucioneve të drejtësisë
Juristi Vigan Qorrolli ka thënë se vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet nënkupton pamaturinë e institucioneve vendore të drejtësisë.
Sipas tij, kjo pamaturi do të thotë që po të mos ishin prokurorët dhe gjyqtarët e huaj, drejtësia në Kosovë do të mbetej e pakuptimtë.
“EULEX-i plus 2 vjet! Vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet (deri më 2020) nënkupton para së gjithash pamaturinë e institucioneve vendëse të drejtësisë. Krejt kjo për shkak se vendorët vazhdojnë të funksionojnë sipas një rregulli mizor, që njihet si frikë dhe pasiguri në vendimmarrje. Kjo pamaturi do të thotë që po të mos ishin prokurorët dhe gjyqtarët e huaj, drejtësia në Kosovë do të mbetej e pakuptimtë. Është kështu fatkeqësisht dhe derisa të jetë kështu, EULEX-i do të jetë i domosdoshëm”, ka shkruar Qorrolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/