Qorrolli: Viti 2024 – Përfaqësim dinjitoz i Kosovës në skenën ndërkombëtare!
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se Viti 2024 ishte i mbushur me plot angazhime dhe rezultate konkrete në përpjekjet për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe për të mbrojtur pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Qorrolli përmes një postimi në “Facebook” ka renditur sfidat dhe të arriturat gjatë vitit 2024.
Njoftimi i plotë i Zv/ministrit Qorrolli:
Të dashur miq,
Viti 2024 ishte i mbushur me plot angazhime dhe rezultate konkrete në përpjekjet për të forcuar sistemin tonë të drejtësisë dhe për të mbrojtur pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Ministeriali i BE-së për Drejtësi dhe Punë të Brendshme në Budva, Mali i Zi:
Në këtë forum, mbrojta pozicionin e Kosovës dhe i dënova ashpërsisht përpjekjet e përfaqësuesve serbë për të shtrembëruar të vërtetën për vendin tonë. Ishte një moment kyç për të riafirmuar mbështetjen evropiane për sundimin e ligjit dhe integrimin e Kosovës. Përfaqësimi i Kosovës në forume ndërkombëtare nuk është vetëm një detyrë zyrtare, por një përgjegjësi për të mbrojtur të vërtetën dhe interesat tona kombëtare. Këtë e dëshmova në konferencën BE-Ballkan, të mbajtur në Budva, ku pata një debat të ashpër me Ministren e Drejtësisë së Serbisë.
Konferenca Ndërkombëtare Ligjore në Budapest, Hungari:
Në këtë ngjarje të rëndësishme, diskutuam sfidat globale të drejtësisë, veçanërisht në epokën dixhitale. Krijuam ura bashkëpunimi me mbi 40 vende, duke hapur rrugën për projekte të reja në dixhitalizimin e shërbimeve juridike.
Forumi “Civil Society & Think Tank Forum 2024” në Berlin, Gjermani:
Në muajin tetor 2024, isha pjesë e panelit të diskutimit mbi Sundimin e Ligjit dhe Luftimin e Korrupsionit në kuadër të Procesit të Berlinit. Ky forum i nivelit të lartë mblodhi përfaqësues nga shoqëria civile dhe institucionet qeveritare për të diskutuar praktikat më të mira dhe sfidat në luftën kundër korrupsionit. Rezultat konkret: Bashkëpunime të reja për fuqizimin e institucioneve ligjore dhe shkëmbimin e ekspertizës me partnerët evropianë.
Çfarë kemi arritur nga këto forume?
Projekte të reja për dixhitalizimin dhe transparencën në sistemin e drejtësisë.
Rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Njohje më e madhe për përpjekjet e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit.
Mbetem thellësisht i përkushtuar në angazhimin tim të pandalshëm për të ndërtuar një sistem drejtësie që i shërben çdo qytetari.
Kujtojmë që Qorrolli është kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje dhe garon me numrin 62 në listën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 9 shkurt 2025.
#Vigani62
#Kurti3
#ReformanëDrejtësi
#përdrejtësipërtëgjithë
#500k