Qorrsokaku
Shkruan: RAMIZ SHALA
Shoqeria kosovare si pjesë e Ballkanit e rrjedhimisht Europës, tashmë e përfshir në COVID-19, e cilësuar nga OBSH-ja si PANDEMI.
Në gjuhën popullore qorrsokaku “rrug pa dalje” “errësirë” “situatë e bllokuar” “rrezikshmeri” etj.
Në situatë tonë t’ballafaqimit me situaten krejtësishtë t’re e tërsishtë t’pa përvojë si shumica e vendeve po kemi bashkëdyzim veprimesh, pa qartësi vendimesh, e pa siguri, e përzirë me politikë prej kush kujt po i ndan ndihma madje duke abuzuar edhe më fytyrat e familjarve të familjeve në nevojë nën llogo të atyre qe e kishin mundësinë t’u heqin varfërinë, ose të pakten t’a zvoglonte deri në a’të masë sa të mund te ballafqoheshin më këso situatash të pakten për gjashtë muaj e deri kush para kujt po del në konferencë për media.
E jo vetem kaq.!
Krejt serbë, rusë e kinez me u qu n’kam nuk kishin mujt me i futë kaq thukt e fort në qorrsokak raportet tona më AMERIKËN.
Qorrsokaku me puçin e proklamuar në shtet pa e ditur as përseafermi si ndodh një puç në shtete që udhëheqjen e kanë të rregulluar në kushtetutë, si sistem parlamentar të qëverisjes.
Normat dhe rregullat që zbatimi i tyre e rritë trupin e demokracisë, madje zbatueshmeria e saktë e e drejtë në situata të tilla e shton edhe më shumë shendetin e demokracisë.
Qorrsokaku me normat kushtetuese duke mospërfillur as edhe vendimin e gjykatës kushtetuese që prodhoi një aktgjykim më përfundim se Kryeministri i shtetit ka shkel nenët e Kushtetutës.
Qorrsokaku me ligjin normë me fuqi juridike më të vogel se Kushtetuta përmes të cilit, një ministër i shkarkuar pa legjitimitet u marrin 22 orë e 30 minuta liri çdo qytetari të Republikës pa t’drejt vetëm pse “SHEFI” i tijë në qorrsokak nga shoku i shkarkimit nga deputetet në pafuqi ballafaqimi politik me SHEFIN E SHTETIT të cilit i garanton jo ligji por KUSHTETUTA udhëheqjen me të gjitha institucionet në GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME.
Qorrsokaku me vendime krejtsishtë të pa qarta e tërsishtë të pa përshtatshe me situatat dhe specifikat e komunave të Kosovës të cilat janë lënë krejtësisht vetem në luften titanike
kundër COVID – 19, pa ndihmë materiale me fonde nga shteti, pa ndihmë me material të nëvojshme sanitare e shëndetsore e deri të ndihmat humane (njerëzore) të atyre kapacitetëve që ekzistojnë.
Qorrsokaku me mandatin për qëverinë e re njëjt sikur edhe situatat e lartëcekura vetëm se kjo akoma ma qorr në sytë e qeverisë së shkarkuar e cila qorr për nga legjitimiteti demokratit vota në kuvend e akoma më qorr në mundesinë e shikimit për partner të mundshëm në formimin e qëverisë së re.
Qorrsokaku me zgjedhje në kohë pandemie pa shpresë përfundon shpejt madje edhe nuk ka dritë ne fund të sokakut brenda vitit 2020 e siç po sjellet shteti ynë mund të kaloj edhe gjysma e parë e vitit 2021.
Qorrsokaku i nismave legjislative brenda Kuvendit të Republikës për t’krijuar një shembull t’keq t’lloi t’vet që në nje situatë të ngjashme mund ta bëjnë një ligj ku i ndalohet bubazhelit me televizionin e tijë t’i japë mbeshtetje atyre që tashme janë qorr brenda qorrsokakut.
Qorrsokaku i dados së LDK-së e gjendur në një kolltuk të pa ëndrruar qorr në shikimin e saj në vrejtshmerinë e shumicës parlamentare në të cilën nuk i ka lënë vend vetës n’përbërjen e saj të re merr hapat duke mos e ruajtur trupin nga mbipesha e saj në kile e jo në klimën politike.
Qorrsokaku i ngarkim – shkarkimeve apo shkarkim – ngarkimeve politiko – eksprimentale thirrur në përsona që u janë borgjli si poste – profesionalë.
Qorrsokaku i krijuar me listat e kontakteve të përsonave më COVID – 19 nga Instituti Kombëtarë për Shëndetsi Publike dhe mundesia e limituar e testimeve të shkretit nuk po i lënë as me na informuar drejt k’ta qorrat, veç mos u ndezët një kamerë dikun yrysh me dal mu dok aty jo që thonë diç tjeter përveq ato raporte që ja japin pikrisht ky institucion.
Qorrsokaku ne dekarime publike te t’pacipëve nuk lanë kënd pa fy madje edhe nënën Rukë, nënën e dëshmorve madje nga një femer që është apo edhe mund të jetë nënë vetëm e vetëm që bijtë e gjallë të kësaj nëne nuk janë qorr sikurse shefi i saj.
Qorrsokaku në emisione shpeshhere misione në televizione në lidhje me temat që i trajtojnë duke u munduar të shtjellojnë i pshtjellin krejt në menyre që t’mos kuptoj kush se si qendron realiteti politik e aq ma keq nuk kursehën as në kohë Pandemie.
Dalja nga tërsia e qorrsokakut është e thjesht:
1. Shpallja e gjendjës së jashtëzakonshme
2. Formimi i qëverisë në kohë sa më të shkurtër e cila në fokus të saj do të ishte luftimi i pasojave pas-pandemike me nisma konkrekte të rimëkembjes ekonomike.