QPDG: Ndihmoni fuqizimin ekonomik të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës
24 dhjetor 2022
| 17:45
Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave (QPDG), ka bërë thirrje që të blihen aksesorët e punuara nga viktimat e dhunës seksuale në Kosovës dhe të ndihmohen financiarisht të mbijetuarat.
Këto produktet mund t’i gjeni në Prishtinë rruga “Mbreti Justine”, të lokalet e reja kati i ll. (mbrapa Katedralës).
“Ndihmoni fuqizimin ekonomik të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës. Secili nga këto punime mban një Histori në vetvete, një dhimbje dhe një shpresë për jetë. Çdo punim është unik po aq sa edhe rrëfimet e grave. Produktet mund t’i gjeni tek lokali në Prishtinë rr.Mbreti Justine te lokalet e reja kati i ll.(mbrapa Katedrales). Varëse punim dore-QPDG. QPDG – Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave”, thuhet në njoftim