Quagliarella rikthehet në kombëtare
30 janar 2019
| 12:22
Fabio Quagliarella po kalon një moment magjik në karrierë. Edhe pse 36 vjeç, “Mr dreamgoal”, ashtu siç thërritet nga tifozët për shkak të golave të bukur që realizon, ka marrë një ftesë nga trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mançini.
Ai deri më tani ka shënuar 16 gola në kampionat duke udhëhequr me një gol më shumë se Cristiano Ronaldo listën e golashënuesve në Itali.
Quagliarella rikthehet në kombëtare pas katër vjetësh mungesë. Hera e tij e fundit ka qenë në vitin 2015, kur kombëtarja drejtohej nga Konte. Sulmuesi numëron 25 paraqitje me Italinë, duke realizuar edhe shtatë herë. “Axurrët” po përgatiten për ndeshjet e marsit në kundër Finlandës dhe Liteshteinit, në kuadër të “Euro 2020”.