Qualcomm fiton betejën ligjore ndaj Iphone 7 dhe 8
Prodhuesi i procesorëve Qualcomm fitoi një tjetër betejë ligjore për patentat me Apple këtë javë. Kjo bëri që Apple të deklarojë se do të tërheqë modelet e vjetra të iPhone nga dyqanet në Gjermani.
Fitorja e Qualcomm në Gjermani vjen disa javë pasi gjykata kineze ndaloi shitjen e disa modeleve të iPhone në Kinë. Apple, që ka kontestuar të dy vendimet, ka vazhduar të ofrojë iPhone në Kinë, por bëri ndryshime në sistemin operues pas vendimit të gjykatës.
Fitorja në Gjermani mund të ndikojë pak milionë iPhone nga qindra milionë që Apple shet çdo vit. Megjithatë, ishte një fitore e pastër në betejën komplekse ligjore që do të plasë në muajt e ardhshëm, ndërkohë që rregullatorët dhe Apple do të çojnë Qualcomm në gjykatë në Shtetet e Bashkuara.
Apple pretendon që Qualcomm është përfshirë në sjellje të jashtëligjshme për të ruajtur pozitën monopolistike në procesorët modernë, që lejojnë aparatet celularë që të lidhen në rrjetet wireless, shkruan “scantv”.
Qualcomm është përgjigjur duke akuzuar Apple për përdorimin e inovacionit teknologjik të kompanisë pa kompensim të përshtatshëm. Aksionet e prodhuesit të iPhone ranë me 2.3% në 157.12 dollarë, duke ndikuar të gjithë sektorin e teknologjisë.
Qualcomm humbi vetëm 0.2% në 56.7 dollarë për aksion. Apple deklaroi ditën e Enjte se do të heqë iPhonat e vjetër nga dyqanet gjermanë.
“Jemi të zhgënjyer nga ky verdikt dhe kemi në plan të apelojmë. T ë gjitha modelet janë në dispozicion për konsumatorët nëpërmjet rishitësve dhe firmave telefonike në 4,300 pikave në të gjithë Gjermaninë. Gjatë procesit të apelimit, iPhone 7 dhe iPhone 8 nuk do të jenë në dispozicion te 15 pikat e shitjes me pakicë të Apple në Gejrmani. iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XE do të vazhdojnë të shiten në të gjitha dyqanet”, u deklarua në njoftimin e Apple.