Quartararo triumfon në Holandë

27 qershor 2021 | 16:48

Lideri i Botërorit, Fabio Quartararo, është fituesi i Çmimit të Madh të Holandës në MotoGp.

Francezi triumfoi pas një gare të vështirë dhe të luftuar deri në fund dhe mori fitoren e shtatë në karrierë, teksa shkon i qetë drejt fitimit të titullit kampion. Podiumin e plotësoi kampioni në fuqi, Johan Mir, me Suzuki.

Piloti i Yammahas u nis në vendin e dytë në start, arriti ta ruajë pozicionin e tij dhe 20 xhiro nga fundi i garës, mundi ta parakalojë Bagnaian dhe të marrë kreun e garës, që nuk e lëshoi më deri në fund të garës, pavarësisht se nuk mundi të shkëputej me ndjekësit.

Në vendin e dytë u rendit një tjetër Yammaha, ai i Maverick Vinales, duke konfirmuar dominimin  e markës japoneze në këtë pistë. Tetë herë kampioni i Botës, Marc Marquez, e mbylli në vendin e shtatë. Spanjolli u nis në vendin e 20 dhe mundi të bëjë një garë të mirë, megjithëse jo të përkryer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj,…