Quinti mirëpret tërheqjen e liderëve nga iniciativa për shfuqizimin e Speciales

08 shkurt 2018 | 12:11

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet një deklaratë të përbashkët kanë mirëpritur deklaratat e fundit të udhëheqësve politikë të Kosovës, të cilët janë zotuar se heqin dorë nga përpjekjet për ta shfuqizuar Dhomat e Specializuara.

Vendet e Quintit kanë vlerësuar se vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për t’u integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtarë.

Sipas tyre, me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës.

“Mirëpresim deklaratat e fundit të udhëheqësve politikë kosovarë ku zotohen se heqin dorë nga përpjekjet për të shfuqizuar Dhomat e Specializuara. Presim nga udhëheqësit e Kosovës të mbajnë fjalën e tyre kurse nga institucionet e Kosovës presim që ta nderojnë këtë gatishmëri. Vetëm duke mbështetur sundimin e ligjit dhe duke siguruar drejtësi për të gjitha viktimat, Kosova mund ta afirmojë pjekurinë e saj si shtet dhe gatishmërinë për tu integruar tërësisht në Evropë dhe komunitetin ndërkombëtarë. Me mbështetjen e Dhomave të Specializuara mundësohet mbështetje e vazhdueshme nga miqtë dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës tani kur festojmë shumë të arritura në dekadë, që nga pavarësia”, është thënë në deklaratë e përbashkët të Ambasadës së Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një atmosferë solemne, është bërë ceremonia e ngritjes së…