Qumështarët i shkruajnë letër kryeministrit Hoti, nga e hëna fillojnë protestat

08 shtator 2020 | 19:19

Shoqata e Fermereve Kosovar të Qumështit, i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, lidhur me sfidat që po përballet ky sektor.

“Duam të ju informojmë se gjendja jonë tashmë është e padurueshme dhe  ne ndodhemi para bankrotimit total. Informacionet që ju kemi derguar permes Ministrive te caktuara na bëjnë të sigurt se ju keni qenë të informuar me kohë per vështirësit nëper te cilat po kalojm ne. Fatkeqësisht, ashtu sikurse Qeverit e mëhershme as ju nuk e patë të udhes që të ndermarrni asnje masë mbrojtëse per prodhuesit e Qumështit të cilet tash e sa vite kanë probleme të mëdha”.

Letra e plotë drejtuar Kryeministrit Hoti nga Shoqata e Fermereve Kosovar të Qumështit

I nderuar Kryeminister Hoti 

Ne fermerët e Qumështit se bashku me pikat grumbulluese dhe disa perpunues vendorë të Qumështit ju drejtohemi juve si Kryeminister i Kosoves si dhe kabinetit tuaj Qeveritarë , me qëllim të informimit dhe shprehjes së pakënaqesise ekstreme.

Duam të ju informojmë se gjendja jonë tashmë është e padurueshme dhe  ne ndodhemi para bankrotimit total .

Informacionet që ju kemi derguar permes Ministrive te caktuara na bëjnë të sigurt se ju keni qenë të informuar me kohë per vështirësit nëper te cilat po kalojmē ne .

Fatkeqësisht ashtu sikurse Qeverit e mëhershme as ju nuk e patë të udhes që të ndermarrni asnje masë mbrojtëse per prodhuesit e Qumështit të cilet tash e sa vite kanë probleme të mëdha .

Ne tashë e sa vite e kemi bërë të qartë se problemi kryesor i tepricave te Qumështit është importi i jashtëligjshem i produkteve me vaj palme e të cilat duke mashtruar konsumatoret vendore shiten si produkte  të “Qumështit” .

Ne mbi te gjitha jemi viktima të mosfunksionimit te ligjit . 

Pa ligj importohet dhe 

Pa ligj prodhohet tash e sa vite ?!

Deri kur ,do të lejoni që mbi kurrizin tonē dikush të pasurohet pa ligj ???

I nderuar Kryeminister pasiqe nuk po shohim asnje zgjidhje  tjeter ju njoftojmë se nga data 14/09 /2020 ne do të fillojmë protesta masive me të gjitha mjetet e lëvizëshme bujqësore .

Protesta do të shoqërohet me derdhjen e përditëshme të rreth 50 -60 tonëve Qumësht i cili nuk po grumbullohet tashmë nje kohe .

Protestat do të jenë 24 orë dhe fillimisht  do të ket nē Prishtinë mandej në të gjitha komunat e Kosoves e pastaj edhe tek importuesit dhe perpunuesit vendor që perdorin vajin e palmes.

Ne do të mbrojmë me çdo qmim atë që e kemikrijuar me shumë mund dhe sakrificê .

Me nderime 

Besim Kuqi 

Kryetar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka treguar se kryetari i…