Qumili për vdekjen e Cimës: Ma këpute zemrën miku im
26 mars 2021
| 13:55
Humoristi i njohur, Sevdai Radogoshi – Qumili, e ka cilësuar si lajm të pabesueshëm vdekjen e shokut të tij, Rasim Thaçi – Cima.
Me këtë rast, ai ka thënë se nuk është duke gjetur fjalë për ta shprehur dhimbjen për vdekjen e Cimës.
“E pabesueshme! Ma këpute zemrën miku im… fjalët nuk po i gjej ta shprehi dhimbjen për ty! Jeta jote ishte e mbushur vetëm me dashni dhe vepra të mira… Ishe babai më i përkushtuar e shembullor që kam njohur, i deshtë shumë fëmijët Adelinën, Burimin, Artanin dhe shoqen Shukrijën! Kujtimet tona së bashku nuk kanë fund, shoqëria jote dhe humori yt do të më mungon gjithë jetën. Ishe njeriu më i dashtun për mu! Lamtumirë mbreti i humorit, Rasim Thaçi – Cima!”, ka shkruar Qumili në llogarinë e vet në “Facebook”.