Qumili kujton takimin e fundit me Cimen
28 mars 2021
| 14:32
Aktorin i njohur Sevdai Radogoshi – Qumili, ka kujtuar takimin e fundit me ish-kolegun e tij, Rasim Thaçi – Cima, të cilit iu dha lamtumira e fundit dje.
Në profilin e tij në “Instagram”, ai ka shkruar se takimi i fundit mes tyre ishte në një mision televiziv, ku të dytë kishin qenë mysafirë.
“Për herë të fundit u takuam, për herë të fundit u fotografuam, këtu e përfundove performancën”, ka shkruar Sevdai Radogoshi-Qumil.