Quni dyshon se Kurti ka viktimizuar qëllimisht policët e rrëmbyer

22 qershor 2023 | 11:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se është i papranueshëm kidnapimi i tre policëve kufitar brenda territorit të Kosovës.

“Policët kufitar munden me përballë me grupe të vogla kriminale, por assesi me formacione ushtarake dhe njësitë elitare”, ka thënë Quni në Kuvendin e Kosovës.

Quni ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ditur paraprakisht si informacion, “atëherë i bie që qëllimisht i ka viktimizuar policët”.

“A e ka ditur z. kryeministër këtë situatë? Nëse e ka ditur, atëherë përgjegjësia bie mbi të. Do të thotë që kryeministri me vetëdije i ka viktimizuar, dhe vlen pyetja për cilat qëllime i ka viktimizuar. Dhe nëse kryeministri nuk ka pasur dijeni, atëherë duhet të kërkojë llogari nga ministri brendshëm dhe i tërë zinxhiri”, ka thënë Quni.

Ai ka thënë se në këtë situatë të rrezikshme është dashur që në policinë kufitare të vendosen policë me shëndet të mirë dhe më të rinj në moshë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar përgjigje…