Quni: Fajtori kryesor për bisedën Kusari – Radoiçiq është Albin Kurti
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka bërë me dije se biseda e Mimoza Kusari-Lilës me kriminelin Milan Radoiçiqi, e ka turpëruar Kuvendin e Kosovës.
Në adresimin e tij, në debatin parlamentar, ai ka thënë se deputetja e LV-së e ka turpëruar Kosovë para gjithë botes.
“Ju që kriminelit u jeni gjunjëzuar, aman ejani e na shpëtoni. E keni poshtëruar këtë parlament, na keni larg skajshmërisht, e keni rrënuar dinjitetin e çdo qytetari, na keni turpëruar para gjithë botës. I drejtohem zonjës Kusari-Lila: me besoni se po me dhimbseni, seriozisht kam dhimbje për ju”, ka thënë Quni.
Deputeti i LDK-së ka thënë se kryeministri Kurti është fajtori kryesor për këtë bisedë.
“Nuk jeni ju fajtori kryesor, fajtori kryesor është lideri i juaj, kryeministri Albin Kurti. nuk e di sesi ju ka detyra që ta aranzhoni marrëveshje me kriminelin, krijesën e inteligjencës së Serbisë”, ka thënë Quni.