Quni flet për rënien e Qeverisë Kurti: Jam i bindur që Kurti e ka parashikuar këtë ditë

19 shkurt 2021 | 21:46

Anton Quni i LDK-së ka folur për rrëzimin e qeverisë Kurti dhe shkarkimin e Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme. Ai dyshon se e gjithë kjo që ndodhi vitin e kaluar ishte plan nga i pari i VV-së.

“Unë jam më se i bindur se z.Kurti e ka parashikuar reagimin tonë”, thotë Quni.

“Nuk është që është amator (Albin Kurti) në skenën politike”, theksoi ai.

“A e ka bërë me qëllim që ne të reagojmë dhe të vijë deri te prishja e partneritetit e pastaj të ndërmerr masat me tërë atë luftën propagandistike, atë luftën speciale që me ardh deri te kjo situatë ku ka siguruar një shumicë të votave në parlamentin e Kosovës, kjo është çështje që duhet me u studiu”, tha Quni në Pressing.

“Që të plotësohet kjo problematikë është edhe qëndrimi i zonjës Osmani”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hamëz Jashari Gjysh, sot unë dhe fëmijet tjerë të…