Quni i gatshëm ta pranojë kandidaturën për kryeministër

27 dhjetor 2020 | 11:24

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, nuk do të refuzonte kandidaturën për kryeministër të Kosovës, nëse subjekti i tij politik e propozon për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen së shpejti.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për sfida të reja dhe asnjëherë nuk iki nga përgjegjësit”, tha Quni.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“LDK-ja ka struktura të konsoliduara mirë. Është parti serioze dhe gjithmonë e gatshme për ballafaqim me zgjedhje”, tha Quni për “PrizrenPress”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re (AKR), ende pa u shpallur zyrtarisht…