Quni i kundërpërgjigjet Selmanajt: Lumiri ishte i fundit nga liderët që takoi Osmani

21 mars 2021 | 13:22

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, i është kundërpërgjigjur deputetit të kësaj partie, Driton Selmanaj, cili ka thënë se “turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosa Osmanin, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në.

Quni ka thënë se kryetari i LDK-së ka qenë i fundit nga liderët që është takuar me Vjosa Osmanin, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, znj.Osmani në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as ‘turr’  e as ‘vrap’! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. ‘Dream Team’ në krye me Lumirin”, ka shkruar Quni në llogarinë e vet në vet “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pasi është zgjedhur nënkryetare e LDK-së, Shqipe Mjekiqi,…