Quni i LDK-së uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor

15 shkurt 2021 | 11:16

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se kjo parti, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Me këtë rast, ai ka uruar Vetëvendosjen për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

“Gjej rastin të uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për rezultatin e arritur në zgjedhje. Njëkohësisht, shprehë bindjen e plotë se LDK-ja, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve”, ka shkruar Quni në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Qunit:

Të dashur qytetarë,

Në ditën e zgjedhjeve, qytetarët e Republikës së Kosovës arritën të reflektojnë përgjegjësinë më të lartë qytetare, duke marrë pjesë masovikisht në një proces demokratik zgjedhor. Njëkohësisht, përgëzime për institucionet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, të cilat treguan standardet e një kulture të lartë institucionale.

Gjej rastin të uroj fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje, për rezultatin e arritur në zgjedhje.

Njëkohësisht, shprehë bindjen e plotë se LDK-ja, sipas traditës, do të vazhdojë të mbetet konstruktive dhe të mbështesë proceset demokratike që konsolidojnë shtetësinë e Kosovës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve.

Të dashur qytetarë,

Ju faleminderit pa fund për gjithë përkrahjen tuaj, e posaçërisht për shkallën e maturisë dhe pjekurisë; duke radhitur Kosovën përkrah shteteve me demokracitë më të zhvilluara për standardet e larta të këtij procesi zgjedhor.

Do të vazhdoj të punoj me dedikimin më të lartë edhe gjatë periudhës tranzicionale të ministrit në detyrë, ndërsa, hu siguroj se do mbetem përgjithmonë i përkushtuar për t’i shërbyer atdheut, pavarësisht se cili rol më caktohet, në kuadër të LDK-së, për shkak të rrethanave, proceseve politike apo zhvillimeve historike

I juaji,

Antoni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Migjen Kelmendi, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve…