Quni i ofron bashkëpunim zëvendësit të tij radhët e komuniteteve

23 qershor 2020 | 15:04

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka pritur në takim zëvendësin e tij nga radhët e komuniteteve jo shumicë, Muhamedali Mergjollari, pas marrjes së detyrës.

Zëvendësministrit Mergjollari me bashkëpunëtorë i kanë dëshiruar mirëseardhje ministri Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ushtruesi i detyrës se sekretarit të përgjithshëm Faruk Geci dhe shefi i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes, Jashar Ramadani.

Ministri Quni dhe gjenerallejtënant Rama e kanë njoftuar zëvendësministrin Mergjollari me procesin e deritashëm të zhvillimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe objektivat për të ardhmen, raporton “Epoka e re”.

Më tutje, ministri Quni i ka premtuar zëvendësit të tij bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të përbashkëta, me theks të veçantë në realizimin e suksesshëm të procesit të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në FSK.

Ndërsa zëvendësministri Mergjollari është zotuar se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e tij dhe stafit të tij në përmbushjen e objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpërthimi i pandemisë COVID-19 dhe kufizimi i aktiviteteve ekonomike me…