Quni: Ka interesim të madh të deputetëve të LV-së t’i bashkohen LDK-së, jemi në bisedime
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë pas Drita Millakut edhe shumë deputetë të partisë në pushtet janë të interesuar t’i bashkohen partisë së tij.
Sipas Qunit, bisedimet tash e sa ditë po vazhdojnë, andaj edhe po presin epilogun.
“Ka biseda, relacione, ka bisedime nga autoritetet e LDK-së me disa deputetë që deri tani kanë qenë brenda Grupit Parlamentar të LV-së por si do të jetë epilogu, mbetet me u pa. Por, është e vërtetë që ka interesim të madh me ju bashku Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai për “IndeksOnline”.
Quni është pyetur edhe për mundësinë e një kolaicioni pas zgjedhor.
“Kjo temë nuk është hap fare, as në rend ditë s’ka qenë as në agjendë. Por, po flas si anëtar, unë do të preferoja që ajo parti që është e gatshme me përkrahë, me promovuar me mbështet programin qeverisës së LDK-së pa kushte, mendoj se i plotëson kushtet me qenë në partneritet me LDK-në. Unë besoj që ky është programi që i ofron perspektivë Kosovës, perspektivë në rikthimin e marrëdhënieve të mira në rrafshin diplomatik me partnerët tanë. Për hapjen e proceseve euroatlantike dhe për të gjitha ato që shprehen shqetësime në rrafshin ekonomik, arsim, shërbimet shëndetësore, kulturore e të tjera”, ka shtuar Quni.