Quni: Kapaciteti i policisë nuk është ngritur në këtë qeverisje

19 tetor 2023 | 11:18

Deputeti i LDK-së, Anton Quni duke kritikuar mungesën e pozitës në seancën e thirrur për Policinë e Kosovës ka thënë se kapacitetet e kësaj të fundit nuk janë ngritur nga kjo Qeveri.

Ai ka thënë se kapaciteti i policisë është ngritur që nga të gjitha qeveritë, por që nuk ka unitet nga partia në pushtet që të diskutohet për rregullimin e kushteve të Policisë së Kosovës.

“Çdo qeveri ka investuar çdo ditë që kur të përballët më ndonjë rrezik në mënyrën me profesionale të menaxhojë situatat e tilla. Por, ja që ky unitet nuk po tregohet sot. Sot kur ne flasim për nevojat elementare të policisë, në këtu na mungon mazhoranca të cilët verbalisht ishin në përkrahje të pakufizueshme për policinë, por që sot nuk shprehin gatishmërinë që edhe nga opozita të dëgjojnë mendime, kërkesa, këshilla etj se si do të mundemi nevojat e tyre (policisë) të i përmbushim”, ka thënë Quni në Kuvend.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha,…