Quni: LDK-ja ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për takim me Kurtin
21 maj 2021
| 11:19
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, u ka dërguar ftesa tre liderëve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për të diskutuar për tema me rëndësi për vendin.
Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni, për “Ekonomia Online” ka deklaruar se ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen për takim me kryeministrin Kurti.
Qeveria nuk ka njoftuar se cilat janë temat e diskutimit, por ka thënë se për çështjet me interes nacional do të konsultohet me partitë opozitare.