Quni: LDK-ja është në garë për vendin e parë

06 prill 2024 | 15:36

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka bërë me dije se partia e tij është në garë për vendin e parë në zgjedhjet e ardhshme.

Duke e komentuar sondazhin e fundit të kompanisë UBO Consulting, që e rendit LDK-në si partia e tretë, ai ka thënë se sondazhi nuk përkon me realitetin.

Në garë jemi për vendin e parë”, ka thënë Quni për Reporteri.net

Sipas tij, sondazhi i kompanisë në fjalë është një përrallë e porositur.

Janë përralla të porositura nuk dua të merrem me përralla”, është shprehur Quni.

Më herët, edhe nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka demantuar sondazhin e kompanisë UBO Consulting, duke e quajtur si te porositur nga pushtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka komentuar politikën e…