Quni thirrje Vjosa Osmanit: Kthehu në LDK nëse vërtetë je rugoviste

19 shkurt 2021 | 22:22

Anton Quni i ka bërë thirrje Vjosa Osmanit që të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Thotë se në LDK, Osmani do të kishte ndihmën e tij të pa rezervë.

“Nëse Vjosa Osmani në shpirtin e saj, në edukatën e saj bartë filozofinë rugoviane, bart rugovizëm, çmon vlerat e LDK’së, personalisht i bëj thirrje që ajo t’i kthehet gjenezës, t’i kthehet Lidhjes Demokratike të Kosovës’, tha Quni në Pressing.

“Ajo mund të sfidohet në dy drejtime, a dëshiron të bëhet presidente që e ka të garantuar nga z.Kurti apo dëshiron t’i kthehet shtëpisë së saj, për të cilën ajo ka thënë se është rrit brenda saj’, theksoi Quni.

“Nëse është kjo e dyta ajo do e ketë ndihmesën time, pa asnjë rezervë”, theksoi ai.

Quni tha sonte në Pressing se do të garojë për postin e kryetarit të LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anton Quni nga LDK-ja ka deklaruar se do jetë kandidat…