Quni thotë se disa të rinj nga Nisma i janë bashkuar LDK-së
08 shtator 2019
| 17:04
Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Anton Quni, ka thënë se disa aktivistë nga Nisma Socialdemokrate kanë vendosur që ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politik në LDK.
“LDK-ja po rritet çdo ditë. Sot, nga Nisma disa të rinj aktivistë të fshatrave Dedaj e Bregdri vendosen ta vazhdojnë aktivitetin e tyre politikë në LDK, për fitoren e madhe me kryeministre Vjosa Osmani”, ka shkruar Quni në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/