Quni thotë se Kurti e shkeli besën e shqiptarit, kur nuk dëgjoi këshillat amerikane
Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka thënë se është gabim që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëgjoi këshillat amerikane për targat. Si mysafir në emisionin Frontal në T7, Quni ka thënë se pos tjerash Kurti ka shkelur fjalën e dhënë, që në traditën shqiptare nuk është rregull.
“Është edhe një çështje që lidhet me kulturën dhe traditën që mburremi dhe jemi të njohur jo vetëm në këtë ambient të Ballkanit por edhe më gjerë, dmth pesha e fjalës – besa. Ne dallohemi për ketë vlerë dhe nëse këtë vlerë e humbin atëherë do të ishte zhgënjim i madh dhe do të duhej kohë për t’u rikuperuar”, ka thënë Quni.
E tash kur qeveria veproi ndryshe për këshillat e miqve, atëherë Quni tha se Kurti nuk ka bërë llogaritë si duhet.
“Tani duhet me llogaritë, nëse duhet me qenë i pavarur nga ambienti i jashtëm, atëherë kalkuloje mirë sa e ke forcën. Unë mendoj që Kurti nuk e ka kalkuluar mirë. Edhe po të ishte një fitore eventuale në anën tonë do të duhej më kuptu se do të ishte një fitore që do të na vie me një çmim të lartë që në terminologjinë ushtarake do të njohët si Fitore e Pirros”, ka thënë Quni.